Kosovë

Lipjani vendos stacion dezinfektues në hyrje të QKMF-së

 

Komuna e Lipjanit edhe këtë të mërkurë ka vazhduar me masa shtesë për parandalimin e virusit Covid-19.

Në kuadër të angazhimeve komuna ka vendosur një stacion dezinfektues në hyrje të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan me qëllim që secili pacient të dezinfektohet komplet para se të futet brenda në objekt.