Kosovë

Shpërthen gypi i një hidrocentrali në Firajë të Shtërpcës

 

Banorët e fshatit Firajë të Komunës së Shtërpcës që nga orët e mëngjesit po përballen me vërshime si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor në një hidrocentral.

Ujërat kanë shkaktuar dëme mjaftë të mëdha edhe në infrastrukturën rrugore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtare të institucioneve publike.