Kosovë

Nisma ka bërë gati kallëzimin penal për kontratën e Prizrenit për materialin mbrojtës

Nisma ka bërë gati kallëzimin penal për kontratën e Prizrenit për materialin mbrojtës
Foto: Koha

Dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren ka bërë të ditur se do të paraqesë kallëzim penal në Prokurori kundër zyrtarëve të lartë komunalë për çështjen e kontratës së furnizimit me material shpenzues sanitar për nevojat e shërbimeve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi.

Ky subjekt opozitar pretendon se kryetari Mytaher Haskuka, drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu dhe shefi i Zyrës së Prokurimit, Isa Osmankaj në këtë lëndë të prokurimit kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik, shkruan KOHA.