Kosovë

​Gjendja e të prekurve me COVID-19 në Pejë është stabile, thotë Loci

​Gjendja e të prekurve me COVID-19 në Pejë është stabile, thotë Loci

Në komunën e Pejës deri më tani janë identifikuar 49 raste të infektuar me Covid-19, ku dy prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, 46 janë duke u trajtuar në vetëizolim dhe një ka përfunduar me fatalitet.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci, ka thënë për KosovaPress, se gjendja e të prekurve është stabile dhe nën kontroll.