Kosovë

Drenasi mbyll Zyrën e Punësimit, nuk respektoi masat për mbrojtje nga COVID-19

Drenasi mbyll Zyrën e Punësimit, nuk respektoi masat për mbrojtje nga COVID-19

Komuna e Drenasit ka mbyllur Zyrën e Punësimit, për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga COVID-19.

Inspektorët komunalë gjatë inspektimit më 24 prill kanë vërejtur se Zyra e Punësimit nuk ka ndërmarrë masat e parapara nga institucionet shëndetësore për të mbrojtur shëndetin e stafit dhe qytetarëve nga COVID-19, transmeton KP.