Kosovë

Komiteti i Gjilanit apelon qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së Covid-19

 

Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur mbrëmjen e të martës takim i Komitetit emergjent për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ku janë bërë vlerësimet pas 14 rasteve të fundit pozitive, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në takim u tha se situata është nën kontroll të plotë, pas konfirmimit të 14 rasteve pozitive me Covid-19, të cilët janë vendosur në karantinë, njofton Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.