Kosovë

Në Gjakovë protestohet kundër zgjerimit të rrugës kryesore, Gjini thotë se projekti nuk ndalet

 

Zgjerimi i rrugës “Nënë Tereza” në qendër të qytetit të Gjakovës është pritur me protesta të përkrahura nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Alternativa. Por pavarësisht protestave dhe ankesave, kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, ka thënë se projekti nuk do të ndalet.

Subjektet opozitare i ishin bashkuar bizneseve që sot dolën në protestë në ditën kur është planifikuar të nisin punimet për zgjerim dhe rregullim të rrugës. Ata janë ankuar se me zgjerimin nga dy korsi në një drejtim në tri e me dy drejtimet, do të zvogëlohet hapësira për këmbësorë e do të hiqen drunj përgjatë rrugës.