Kosovë

“Bashkimi i Qytetit” në Ferizaj: Puna s’u ndal, përkundër rasteve të shumta me COVID-19

Ndonëse Ferizaj është komuna më e prekur nga koronavirusi në Kosovë me gjithsej 134 raste të infektuara dhe 2 të vdekur , ekzekutivi nuk i ka pezulluar asnjëherë punimet në projekte kapitale.

Kryetari i Komunës, Agim Aliu, ka thënë se me kalimin e kohës janë lejuar disa projekte kapitale t’i vazhdojnë punimet në terren, duke i respektuar rekomandimet dhe masat mbrojtëse të IKSHPK-së. Sipas tij, të gjitha këto kontrata janë të lidhura para situatës së pandemisë, raporton KOHA.