Kosovë

Breshri në Komunën e Shtimes ua dëmton fermerëve 80 % të prodhimeve

Dëme të mëdha ka shkaktuar breshri në komuna të ndryshme të Kosovës gjatë së martës.

Kështu, banorët dhe fermerët e fshatrave Zborc, Carralevë dhe Pjetërshticë të Shtimes, kanë treguar për KOHËN se janë dëmtuar me dhjetëra-mijëra euro.