Kosovë

Komuna e Ferizajt harton pako për të ndihmuar bizneset që u dëmtuan

Situata e pandemisë ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në bizneset e komunës së Ferizajt.

Për këtë, Këshilli i drejtorëve dhe i ekspertëve për Zhvillim Ekonomik ka nisur hartimin e një pakoje me qëllim të rimëkëmbjes së bizneseve, raporton KOHA.