Kosovë

7 fshatra të Lipjanit duan shërbime shëndetësore 24 orë

Rreth dhjetë mijë banorë të fshatrave Shalë, Krojmirë, Baicë, Resinovcë, Mirenë, Divjakë dhe Kleçkë të Komunës së Lipjanit, prej disa vitesh po kërkojnë nga Komuna të ofrojë shërbime 24 orë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shalë.

Kjo sepse qendra në Komoran, e cila funksionon 24 orë në kuadër të Komunës së Drenasit, nuk po ofron shërbime për banorët e komunave të tjera. Këtë institucion banorët e kanë shumë afër, derisa emergjencën e Lipjanit mbi 25 kilometra larg.