Kosovë

Të rinjtë prizrenas nisin pastrimin e Lumbardhit

Shtrati i Lumbardhit të Prizrenit ditëve të fundit është mbushur me mbeturina që kanë dalë në sipërfaqe, pas reshjeve intensive të javës së shkuar.

Pamja e krijuar ka nxitur aktivistët e shoqërisë civile që angazhohen për mbrojtjen e lumit dhe të mjedisit, t’u bëjnë thirrje organeve komunale për pastrimin sa më të shpejtë të këtyre mbeturinave nga shtrati i lumit, raporton KOHA.