Kosovë

Në Pejë nuk respektohen masat kundër koronavirusit, tollovi para sporteleve në Komunë

 

Vendi ende gjendet në situatën emergjente dhe masat për parandalimin e shpërhapjes së virusit COVID-19 ende janë në fuqi, por të mërkurën këto masa nuk janë zbatuar nga qytetarët e Pejës. Ata para sporteleve në Administratën Komunale të Pejës kishin krijuar tollovi, pavarësisht njoftimit në derë që ka vendosur komuna për mbajtjen e distancës, maskave dhe dorëzave.

Në një deklaratë për KOHËN, drejtori komunal i Shëndetësisë, Petrit Loci, ka thënë se përgjegjës për respektim të masave në këtë objekt është ekipi i sigurimit.