Kosovë

112 raste për dy javë, në Vushtrri kërkojnë kujdes brenda familjes

112 raste për dy javë, në Vushtrri kërkojnë kujdes brenda familjes
Foto: Ilustriim

Vushtrria vazhdon të jetë qyteti më i goditur nga koronavirusi në vend. Të hënën janë konfirmuar 15 raste të reja në Vushtrri dhe në fshatrat e kësaj komune, ndërsa vazhdon të ketë raste të reja çdo ditë.

Pasi në fund të majit një ditë nuk ishte raportuar asnjë rast, së fundi po raportohen dhjetëra raste të reja çdo ditë, kurse Vushtrria vazhdimisht është pjesë e listës. Për dy javë, në Vushtrri janë të paktën 112 raste të reja, ndërkohë që një ditë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk ka njoftuar për qytetet prej nga ishin të infektuarit.