Kosovë

Në “Luginën e Diellit” në mes të Zveçanit e Mitrovicës shenjtërohet kisha serbe

Foto: Radio Kim
 

Në një lokacionin në mes të Mitrovicës dhe Zveçanit, që pritet të shndërrohet në vendbanim të ri për mbi 1.000 serbë, të martën është shenjtëruar themeli i kishës së ardhshme. Bëhet fjalë për lokacionin të njohur nga serbët si Lugina e Diellit.

Shenjtërimin e themelit të kishës e ka bërë “peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit”, Teodosije, ka njoftuar “radiokim.net”.