Kosovë

Komunës së Podujevës i teprojnë rreth 1 milion euro

Rreth 1 milion euro mjete i kanë “tepruar” Komunës së Podujevës gjatë vitit 2019.

Përveç tyre, opozita thotë se edhe një milion euro të tjerë Komuna nuk i ka arsyetuar.
Ata kanë thënë se nuk dihet se ku kanë shkuar këto mjete, pasi në raportin financiar për vitin e kaluar, i cili është publikuar para pak kohësh, janë shënuar me kode të përgjithësuara.