Kosovë

Shtyhet për të dytën herë kushtëzimi i nxjerrjes së dokumenteve me faturat e bërllokut

Shtyhet për të dytën herë kushtëzimi i nxjerrjes së dokumenteve me faturat e bërllokut

Kuvendarët e Podujevës e kanë ndryshuar për të dytën herë me radhë Rregulloren për menaxhimin e mbeturinave brenda pak muajve. Ndryshimet dhe plotësimi në të dy herët është i njëjtë: afati i kushtëzimit të qytetarëve për nxjerrjen e dokumenteve me pagesën e faturave të bërllokut.

Megjithëse, pas miratimit në muajin tetor të vitit të kaluar ishte paraparë që kjo çështje të fillojë së zbatuari më 1 janar, kjo ishte shtyrë për 1 qershor 2020. Por, në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, kjo pjesë e Rregullores është ndryshuar përsëri, për ta shtyrë afatin e implementimit të tij më 1 qershor 2021.