Kosovë

Asfalti, kanalizimi e ujësjellësi mbesin kërkesat kryesore të qytetarëve të Podujevës

Asfalti, kanalizimi e ujësjellësi mbesin kërkesat kryesore të qytetarëve të Podujevës

Njëzet e një vjet pas përfundimit të luftës kërkesat e qytetarëve të Podujevës nuk kanë ndryshuar. Ata ende vazhdojnë të kërkojnë asfaltimin e rrugëve në mjediset ku jetojnë, ndërtimin e kanalizimit e ujësjellësit e aty-këtu edhe për ndonjë fushë a sallë sportive.

Megjithëse, takimi i organizuar nga Komuna e Podujevës ishte thirrur nga nënkryetari Nexhmi Rudari për t’i informuar qytetarët me projektet e realizuara në gjysmën e parë të këtij viti, pjesëmarrësit janë interesuar për projektet që ata kanë nevojë. Naim Hoxha nga fshati Pakashticë e Epërme ka kërkuar që Komuna të përfundojë kanalizimin fekal. Sipas tij, janë 10 familje që kanë mbetur jashtë kanalizimit që e ka ndërtuar Komuna.