Kosovë

Ministri Veliu u bën thirrje qytetarëve qëndrojnë sa më larg armëve ilegale dhe dhunës

 

Prishtinë, 24 qershor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i tretë lokal koordinues për implementimin e Udhërrëfyesit për një zgjidhje të qëndrueshme të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta dhe municioneve të tyre në Ballkanin Perëndimor.

Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në cilësinë e koordinatorit nacional për kontrollin e armëve të lehta dhe kontrollin e eksplozivëve, tha se MPB është e interesuar që ta implementojë Udhërrëfyesin në përpikëri dhe ta zbatojë planin e veprimit të Strategjisë.