Kosovë

Sot mbyllet rruga Prizren-Prevallë

Sot mbyllet rruga Prizren-Prevallë

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Kosovës, se një pjesë e rrugës rajonale R-115 Prizren - Prevallë, nga Gornje Sello deri në Prevallë, te hotel ‘Sharri’, do të jetë e mbyllur për qarkullim të të gjitha automjeteve nga dita e sotme.

Mbyllja e këtij aksi rrugor po bëhet me qëllim të evitimit të rrezikut nga rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut dhe gurëve.