Kosovë

Infektohet me COVID-19 një mjek i spitalit të Gjilanit

Infektohet me COVID-19 një mjek i spitalit të Gjilanit

Një mjek i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa në repartin infektiv të këtij spitali janë duke u trajtuar vetëm dy persona si të dyshuar me koronavirus.

Kështu ka njoftuar drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Nisret Hajrullahu i cili tha se çdo ditë në këtë spital merren mostrat e personave të dyshuar me virusin e të cilat me pas dërgohen në IKSHP në Prishtinë.