Kosovë

Spitalit të Pejës i ndahet një autoambulancë, ndihmë e BE-së në luftimin e COVID-19

Spitalit të Pejës i ndahet një autoambulancë, ndihmë e BE-së në luftimin e COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i shoqëruar nga drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, dhe drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, vizituan sot Pejën, ku me autoritetet e pushtetit lokal dhe ato shëndetësorë biseduan për pandeminë Covid-19 dhe mënyrën e menaxhimit të situatës në këtë komunë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Zemaj ka shprehur përkushtimin që MSH-ja të mbështesë komunat me fuqizim të kapaciteteve për të siguruar që situata të menaxhohet në mënyrë korrekte deri në fund.