Kosovë

Në Malishevë janë pesë raste aktive me COVID-19

Në Malishevë janë pesë raste aktive me COVID-19

Në Malishevë janë pesë raste aktive me COVID-19, ndërsa rezultatet e të gjithëve të testuar nga kjo komunë të hënën kanë dalë negative, është njoftuar nga komuna.

“Gjendja është nën kontroll dhe numri i personave aktiv me COVID-19, është pesë persona, shumica prej tyre gati tërësisht të shëruar, por ne të gjithë duhet të tregojmë kujdes maksimal për tu ruajtur nga përhapja e virusit. Edhe pse kjo gjendje është e kontrollueshme dhe e qetë, Shtabi Komunal Emergjent, është në monitorim dhe menaxhim të vazhdueshëm të situatës, por për tu ndier të gjithë të sigurt, duhet ti respektojmë masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet tona shëndetësore”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.