Kosovë

Punonjësja shëndetësore nga Vushtrria gjobitet me 1000 euro, shkeli masën e vetëizolimit

Punonjësja shëndetësore nga Vushtrria gjobitet me 1000 euro, shkeli masën e vetëizolimit

Inspektorati Sanitar i Komunës së Vushtrrisë, i ka shqiptuar qytetares 1000 euro gjobë për shkelje të masës së vetëizolimit. Këtë e ka konfirmuar Komuna e Vushtrrisë në faqen në Facebook.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është njoftuar për ndalimin të hënën të një qytetare të Vushtrrisë me COVID-19 që kishte thyer masën e vetëizolimit.