Kosovë

Në Lipjan u kundërshtua protesta e veteranëve

Protesta e OVL-së së UÇK-së kundër aktakuzave të ngritura nga Prokuroria në Hagë ndaj dy ish-liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, është mbajtur edhe në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan. Mirëpo kjo protestë në kohë të pandemisë është kundërshtuar nga Ramiz Qeriqi, ish-komandant i batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu”, njëherësh asamblist i AAK-së në Lipjan.

Sipas tij, në këtë protestë po marrin pjesë edhe veteranë të rrejshëm, të cilët u emëruan nga ata që patën interesa personale. Qeriqi tha se ish-kolegët e tij kanë ndërtuar pallate me para të qytetarëve, andaj është dashur të themelohej edhe një gjykatë për pastrimin e hajnisë që nga paslufta, komentoi ai, raporton KOHA.