Kosovë

Një drejtor në Pejë infektohet me koronavirus, Komuna s’ndërmerr masa për izolim të zyrtarëve tjerë

Drejtori komunal i Financave, Jeton Abazaj, është zyrtari i parë jo vetëm në ekzekutivin komunal të Pejës, por edhe në tërë administratën e kësaj komune, që është diagnostikuar me Covid-19.

Ai për Kohën ka konfirmuar se të enjten mbrëma i është komunikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik rezultati pozitiv i testit.