Kosovë

Haskuka thotë se Prizreni pësoi humbje milionëshe nga rishikimi i buxhetit të Kosovës

Haskuka thotë se Prizreni pësoi humbje milionëshe nga rishikimi i buxhetit të Kosovës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të premten ka paralajmëruar se buxheti i kësaj komune rrezikon që të humbë miliona euro nga miratimi i rishikimit të buxhetit të Kosovës në Parlament.

Sipas tij, në rast të miratimit të rishikimit me propozimin aktual, Prizreni do të humbë mjete të konsiderueshme, si nga shkurtimi i projekteve të bashkëfinancuara me ministritë e Qeverisë së Kosovës, si nga mosmiratimi i rishikimit në Kuvendin e Prizrenit. Mirëpo, përfaqësues nga opozita kanë theksuar se për këtë situatë mban përgjegjësi në radhë të parë kryetari i Komunës, ngase me qasjen e vet ka dështuar në planifikim të mirëfilltë të buxhetit komunal, por edhe në humbjen e përkrahjes së shumicës në KK-në e Prizrenit, shkruan KOHA Ditore.