Kosovë

Në Spitalin në Pejë po trajtohen 54 pacientë me COVID-19, një në gjendje të rëndë

Në Spitalin në Pejë po trajtohen 54 pacientë me COVID-19, një në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 54 pacientë me COVID-19, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, derisa një nga pacientët është transferuar në QKUK.

Prej pacientëve me COVID-19, 15 janë në oksigjenoterapi, është njoftuar në raportin e spitalit.