Kosovë

Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 26 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 26 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë duke u trajtuar 26 pacientë me COVID-19, është njoftuar në raportin 24-orësh nga spitali.

Sipas raportit 26 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 30 pacientë të shtrirë janë në pritje të rezultatit të testit.