Botë

Pas referendumit në Rusi, vijnë arrestimet

Pas referendumit në Rusi, vijnë arrestimet

Rusia po përjeton një valë të re të dhunës. Ndërkohë që Putini e konsideron referendumin për ndryshimin kushtetuese si një fitore.

Fillimisht një rezultat shumë i mirë për Kremlinin, para dy javësh. Vladimir Putini mori bekimin e popullit në referendum për reformën kushtetuese. Gati 78 % e votuesve i thanë po ndër tjera mbrojtjes më të mirë të mjedisit, konservatorizmit familjar dhe "një presidenti të përjetshëm". Tani Putini mund të qeverisë deri në vitin 2036. Në fakt, ai mund të jetë i qetë tani.