Kosovë

100 raste aktive me COVID-19 në Lipjan, kërkohet respektim i masave mbrojtëse

100 raste aktive me COVID-19 në Lipjan, kërkohet respektim i masave mbrojtëse
Foto: Ilustriim

Gjatë ditëve të fundit është rritur shumë numri i rasteve me COVID-19 në komunën e Lipjanit. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), në këtë komunë janë rreth 100 raste aktive.

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjendja me COVID-19 në këtë komunë është serioze.