Kosovë

Tri kompani të autobusëve gjobiten me nga 1.000 euro pasi lejuan udhëtarë pa maska

Tri kompani të autobusëve gjobiten me nga 1.000 euro pasi lejuan udhëtarë pa maska

Inspektorati i Komunës së Shtimes, në kuadër të nismave për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga pandemia COVID-19 ka ndëshkuar me nga 1.000 euro së paku tre operatorë transportues të udhëtarëve, pasi që pronarët e tyre kanë lejuar udhëtarët të futen brenda në autobus pa maska.

Po ashtu këto kompani nuk e kanë pasur të kryer deratizimin, dezinfektimin dhe dezinsektimin (DDD) kundër sëmundjeve ngjitëse.