Kosovë

Në Pejë po trajtohen 64 pacientë me COVID-19, tre në gjendje më të rëndë

Në Pejë po trajtohen 64 pacientë me COVID-19, tre në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 64 pacientë me COVID-19, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Nga pacientët e shtrirë 16 janë me oksigjenoterapi. Nga personeli mjekësor është raportuar se janë të infektuar 4 mjekë, 5 infermierë dhe një bioinxhinier, ndërsa po ashtu gjashtë anëtarë të personelit janë duke pritur rezultatin, është njoftuar nga Spitali i Pejës.