Kosovë

Në Pejë po trajtohen 64 pacientë për COVID-19, tre në gjendje më të rëndë

Në Pejë po trajtohen 64 pacientë për COVID-19, tre në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 64 pacientë të konfirmuar apo me simptome të COVID-19.

Nga këta 57 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 dhe shtatë janë në pritje të rezultateve. Nga pacientët 20 janë në oksigjenoterapi, ndërsa tre janë në gjendje më të rëndë, është njoftuar nga Spitali i Pejës.