Kosovë

Spitali i Ferizajt bart në QKUK shërbimet e Kirurgjisë, Gjinekologjisë dhe Pediatrisë

 

Situata me koronavirus vazhdon të jetë e përkeqësuar në Komunën e Ferizajt, me 22 raste aktive. Kjo ka bërë që Shtabi emergjent në Komunën e Ferizajt, në bashkëpunim me institucionet qendrore, të marrë vendim që shërbimet e Kirurgjisë, Gjinekologjisë dhe Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Ferizajt të transferohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Ndërkohë, i gjithë objekti i Spitalit të Ferizajt tashmë është rikthyer në klinikë infektive. Në këtë spital aktualisht janë 39 pacientë të hospitalizuar, prej tyre 3 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton KOHA.