Kosovë

Lladrovci po merr trajtim në QKUK për shkak të COVID-19

Lladrovci po merr trajtim në QKUK për shkak të COVID-19

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tash e dy ditë është i shtrirë në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm shkaku i prekjes me COVID-19.

Zëdhënësi i Komunës së Drenasit, Bekim Dobra, tha për KOHËN se gjendja shëndetësore e Lladrovcit është stabile.