Kosovë

Ish-bordi i përkohshëm i drejtorëve të “Hidroregjionit Jugor” thotë se arsyetimi për shkarkim është i pa bazë

Ish-bordi i përkohshëm i drejtorëve të “Hidroregjionit Jugor” thotë se arsyetimi për shkarkim është i pa bazë
Foto: Hidroregjioni Jugor / Facebook

Ish-bordi i përkohshëm i drejtorëve të “Hidroregjionit Jugor” përmes një komunikate për media ka thënë se arsyetimi për shkarkim nuk qëndron dhe si i tillë është i pa bazë, pasi, sipas ish-bordit, kanë ndjekur të gjitha procedurat ligjore për procesin e rekrutimit, si dhe rekomandimin e Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike dhe Ministrisë për Ekonomi dhe Ambient.

“Me datën 04 gusht 2020 Qeveria e Republikës së Kosovës ka shkarkuar Bordin e përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes K.R.U. Hidroregjioni Jugor Sh.a. Prizren me arsyetimin se nuk e kanë përfillur rekomandimin e Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike për pezullimin e procedurave të rekrutimit të pozitave të larta në ndërmarrjen publike, duke e justifikuar këtë kërkesë që duhet pritur deri në fillimin e zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar me Ambasadën Britanike për asistencë në përzgjedhje meritore të pozitave të larta dhe udhëheqëse në Ndërmarrje Publike Qendrore dhe Agjencione Qeveritare”, thuhet në komunikatë.