Kosovë

Rifillon punën Qendra për Regjistrim në Podujevë

Rifillon punën Qendra për Regjistrim në Podujevë
Foto: Ilustriim

Ka rifilluar punën Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Regjistrim të Automjeteve në komunën e Podujevës, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.

Ishte bërë pezullimi i shërbimeve të kësaj Qendre javën e kaluar për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19.