Kosovë

Rudari rezulton pozitiv me COVID-19

Rudari rezulton pozitiv me COVID-19
Foto: Facebook

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka informuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Pas dyshimeve dhe qëndrimit disa ditorë në vetizolim jam testuar për COVID-19. Nga IKSHKP, sot më është konfirmuar se kam rezultuar pozitiv. Me shëndet jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë lloj shqetësimi shëndetësor. Ditët në vijim, sipas rekomandimeve do t'i kaloj në izolim dhe gjithë procesin e punës, ashtu si këto ditë, së bashku me bashkëpunëtorë do ta mbikqyrë dhe do ta organizoj nga shtëpia. Ju ftoj të gjithëve që tu përmbaheni rregullave të IKSHPK-së, virusi është real dhe serioz, mos ta lejojmë që të bëhet shkatërrues i jetës tonë dhe familjareve tona”, ka njoftuar Rudari në Facebook.