Kosovë

Filloi asfaltimi i katër rrugëve në Kërvasari të Malishevës

Filloi asfaltimi i katër rrugëve në Kërvasari të Malishevës

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në komunën e Malishevës, sot ka filluar asfaltimi i katër rrugëve në fshatin Kërvasari. Janë tri rrugë që po asfaltohen brenda lagjeve dhe një rrugë që lidhë fshatrat Kërvasari dhe Kosterrc.

Asfaltimi i këtyre rrugëve ka rëndësi të madhe për banorët, pasi mundëson lëvizjen e lirë dhe të lehtë për banorët që jetojnë në këto lagje dhe në fshatin Kërvasari.