Kosovë

Inspektorati i Mitrovicës Veriore ia ndal punimet asaj Jugore te lumi Ibër

Komuna e Mitrovicës Veriore nuk po i lejon Ministrinë e Mjedisit dhe Komunën e Mitrovicës Jugore që të vazhdojë me rregullimin e shtratit të lumit Ibër.

Pos kësaj, Mitrovica Jugore kishte filluar të ndërtonte edhe një urë, por Inspektorati i Mitrovicës Veriore me arsyen se nuk ka leje, e ka rrënuar atë, raporton KOHA.