Kosovë

Vdes nga COVID-19 infermieri i Spitalit të Mitrovicës, Sherafedin Mehmeti

Vdes nga COVID-19 infermieri i Spitalit të Mitrovicës, Sherafedin Mehmeti
Foto: Alban Bujari / KOHA

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë ka konfirmuar se dje ka vdekur nga COVID-19 infermieri, Sherafedin Mehmeti, transmeton KOHA.

“Me datë14.08.2020 vdiq infermieri i Spitalit tonë Sherafedin Mehmeti -Sheki, derisa ishte duke u mjekuar në spitalin e Vushtrrisë nga Covid-19. Sheki ka disa vite i diagnostikuar me Diabetes mellitus typ-2 dhe Hypertensio arterialis”, thuhet në njoftim. “Kolegu ynë mbahet mend si djalë punëtor, i urtë, i ndershëm e çdo herë në shërbim të pacientëve”.