Kosovë

Në Spitalin e Vushtrrisë po trajtohen 14 pacientë me koronavirus

Në Spitalin e Vushtrrisë po trajtohen 14 pacientë me koronavirus
Foto: Ilustrim

Në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 16 pacientë, prej tyre 14 të konfirmuar me koronavirus.

Siç njofton Spitali “Sheikh Zayed” asnjë pacient nuk është i intubuar. 1 pacient është me PCAP ndërsa 2 me oksigjenoterapi. 2 prej tyre nuk janë konfirmuar ende me COVID-19.