Kosovë

Dy propozimet e kundërta të ekzekutivit të Podujevës për një dokument ligjor

Dy propozimet e kundërta të ekzekutivit të Podujevës për një dokument ligjor

Dy propozime të kundërta janë bërë nga zyrtarët e ekzekutivit të Podujevës kur po diskutohej propozim-rregullorja për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane.

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të së mërkurës, drejtori i Administratës, Gëzim Namani, e kishte paraparë që ky dokument të vihej në diskutim publik dhe i kishte propozuar edhe datat e tri takimeve me qytetarë, më 15, 22 dhe 27 shtator (kjo e fundit ditë e diel v.j.). Por drejtori tjetër për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Hamdi Jaha, ka thënë se tubimi me qytetarë nuk duhet të organizohen, pasi sipas tij, kjo bie ndesh me Ligjin në fuqi, raporton KOHA.