Kosovë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 16 pacientë me COVID-19, dy në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 16 pacientë me COVID-19, dy në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 16 pacientë me COVID-19. Prej tyre nëntë janë me oksigjenoterapi e dy janë në gjendje më të rëndë. Nga personeli mjekësor i Spitalit sipas raportit janë të infektuar një mjek, dy infermiere dhe një punëtor i shërbimeve teknike.

Në 24 orët e fundit në këtë Spital është shëruar një pacient me COVID-19.