Kosovë

​Komuna e Obiliqit subvencionon nënat vetushqyese dhe gratë në biznes

​Komuna e Obiliqit subvencionon nënat vetushqyese dhe gratë në biznes

Në kuadër të thirrjes publike të Komunës së Obiliqit për subvencionim “Nënat vetushqyese dhe gratë në biznes“, kryetari Xhafer Gashi, me përfitueset e kësaj grant-skeme sot nënshkruan marrëveshjen për implementimin e projekteve dhe ndarjen e mjeteve financiare.

Nga kjo grant-skemë, përfituese janë 38 gra me biznese nga sfera të ndryshme; floktari, bletari, rrobaqepësi si dhe biznese të vogla dhe fillestare, duke përfshirë të gjitha komunitetet e komunës së Obiliqit, ndërsa shuma e financimit është e ndarë në dy lote: loti 1 (start-up biznese të reja) nga 1,000 deri 1,500 euro dhe loti 2 (bizneset ekzistuese mikro dhe të vogla me qarkullim deri në 2,000 euro) nga 1,000 deri 2,500 euro.