Kosovë

Në Malishevë u vu gurëthemeli i Kullës dhe objektit të Veteranëve të UÇK-së

Në Malishevë u vu gurëthemeli i Kullës dhe objektit të Veteranëve të UÇK-së

Malishevë, 23 shtator - Me vendosjen e buqetave me lule pran lapidarit në varrezat e dëshmorëve nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryetari i Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dega në Malishevë nderimi i dëshmorëve dhe nën krismat e fishkzjarreve, sot në Malishevë u bë vënia e gurëthemelit për Kullën dhe objektin e Veteranëve të UÇK-së.

Metush Kryeziu, kryetar i Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dega në Malishevë, drejtuar bashkëluftëtarëve dhe të pranishmëve ndër të tjera tha: '' Sot për ne, bashkëluftëtarët e UÇK-së është një ditë e veçantë, pasi po bëjmë vënien e gurëthemelit për Kullën dhe objektin e Veteranëve të UÇK-së, që do të dëshmojë për vlerat e luftës kombëtare për çlirim që zhvilloi UÇK-ja. Me këtë Malisheva do të tregojë se lufta e UÇK-së ishte e organizuar, në Malishevën e lirë ishin vendosur institucionet e luftës çlirimtare dhe vepruan deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës''. përfundoi Kryeziu.