Kosovë

Fshati pa rrymë - banorët e Brainës në Podujevë të zhgënjyer me institucionet e vendit

Me mijëra euro investime kanë bërë në vendlindje, por disa banorë të fshatit Brainë të Podujevës nuk kanë energji elektrike në objektet e tyre dhe rruga për te pronat e tyre është vështirë e kalueshme.

Ata thonë se nuk po mund të kujdesen sa duhet për plantacionet me pemë, pasi për shkak të rrugës së dëmtuar duhet t’i bartin mjetet në krah, ndërkohë që edhe për ujitje u duhet rryma.