Kosovë

PDK-ja kritikon VV-në se po qeveris në Prizren bazuar në “reklama e ankesa”

Partia më e madhe opozitare në Prizren ka vlerësuar se matjet e institucioneve dhe organizatave të ndryshme dëshmojnë mungesën e performancës së duhur të qeverisë komunale.

Sipas drejtuesve të degës së PDK-së, Komuna e Prizrenit nuk është kualifikuar për të përfituar nga granti i performancës komunale, dhe se vlerësimi i bërë nga Ministria e Pushtetit Lokal e rendit atë në vendin e 23-të.