Kosovë

Prizreni funksionalizon shërbimet geriatrike për të moshuarit

I moshuari Nue Morina ka afër një vit që jeton i vetmuar, dhe për të dalë nga shtëpia i nevojitet ndihma e fqinjëve.

Mbështetje e ngjashme i duhet edhe për shërbimet mjekësore.

Për rastet e tilla Komuna e Prizrenit prej të enjtes, krahas kujdesit paliativ, ka filluar që të ofrojë edhe shërbimin geriatrik, përkatësisht shërbimin për të moshuarit që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, por që nuk kanë mundësi t’i vizitojnë qendrat e mjekësisë familjare.